Rreth nesh

Doktorimi është platformë inovative, përveç të tjerash ju keni mundësi që të shikoni vlerësimet e doktorëve që i'a kanë dhënë pacientat tjerë, pas kësaj ju e keni një bindje të mire apo të keqe për doktorin dhe jeni të vetëdijshëm rredh vlerësimit të doktorit.

Duke përcjellur hapat paraprak ju e keni shumë të thjeshtë që ta përdorni atë, dhe do të jeni të informuar në kohë reale rreth çdo lloj përgjigjeje.
Poashtu esenca e doktorimit është që të evitoni pritjet e gjata te doktorët.

Funksionaliteti

Doktorimi është një platformë digjitale e cila mundëson që doktorët të kenë një interaktivitet me pacientat e tyre.Pra, pacientat kanë mundësi që të rezervojnë terminin online në kohë reale dhe doktorët do të njoftohen për atë rezervim. 
Përveç doktorëve në doktorim do të mund të gjeni klinika të lamive të ndryshme që përmbajnë një numër të doktorëve, ku edhe te ata do të keni mundësi të rezervoni terminet.

Fillimisht ju si pacient do të duhet që të keni një llogari ne Doktorim, të cilën mund ta krijoni nëpërmjet Google ose Facebok por gjithashtu mund të regjistroheni duke mbushur formularin në vijim duke klikuar këtu.
Të gjitha të dhënat tuaja janë të siguruara nga ne. 
Gjithashtu secili doktor duke ju njoftuar juve do të ketë mundësi që në mënyrë manuale të krijoje rezervim të terminit në rast se keni për të kryer shërbime në llojin e seancave.

Rezervimin e terminit ju mund ta bëni duke ndjekur hapat më poshtë:

  1. Gjeni doktorin që ju nevojitet
  2. Po në atë faqe ju mund ta shifni kalendarin me datat e lira për rezervim, zgjedheni datën.
  3. Më poshtë në mënyrë automatike do të gjenerohen orërat e lira, dhe duhet ta zgjedhni orën qe juve ju konvenon
  4. Më poshtë do të listohen të gjitha shërbimet e atij doktori dhe ju duhet të selektoni ato që dëshironi ti kryeni
  5. Pastaj klikoni ''Rezervo Tani'' për te pjesa e fundit e procesit
  6. Në qoftë se nuk jeni të regjistruar në aplikacion ju duhet të mbushni formularin më poshtë në mënyrë që ne do të krijojmë në mënyrë automatike llogarinë tuaj në Doktorim, pastaj e zgjedhni mënyrën e pageses dhe klikoni Konfirmo

Performanca

Nga ana jonë e gjithë platforma funksionon në kohë reale. Pra, nëse ju në një moment bëni rezervimin, po në të njejtën kohë do të njoftohet edhe doktori rreth rezervimit tuaj.

Patjetër që po, të dhënat tuaja ruhen në serverat tanë të cilet gjinden në shtetin e Zvicrës dhe ne i ndjekim politikat dhe privatësitë e shtetit Zvicerian për ruajtjen e te dhënave. Gatishmëria jonë në ruajtjen e të dhënave është 24 orë në 7 ditë të javes

Pagesat

Ju si një pacient do të jeni përdorues që nuk keni nevojë kurr që të paguani.
Ndërsa si doktor, tash si fillim i lansimit deri pas 6 muaj do të jetë gjithçka pa pagesë. Pas 6 muajve do të njoftoheni për çdo risi.

Kontakt

Do ju ishim mirënjohës nëse do të na njoftoni në rast se ka diçka që nuk funksionon në mënyrë adekuate. Mund të na kontaktoni në rrjetet sociale që gjinden më poshtë ose nëpërmjet numrit të telefonit +383 43 507 725 ose duke plotësuar formularin këtu